Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, është filmi i metrazhit të gjatë që është në kërkim të aktorëve që do të jenë pjesë e këtij filmi. Me regji të Kushtrim Bekteshit, dhe skenar të Agron Domit, ky film mbështetet nga tri shtete: Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova dhe filmi i përket zhanrit të komedisë. Afati i fundit për dërgimin e materialeve është deri më 6 mars të këtij viti. Bëhet e ditur se në këtë film do të angazhohen rreth 60 aktorë nga të gjitha moshat dhe se xhirimet e filmit planifikohet të fillojnë në muajin maj dhe të përfundojnë në muajin qershor. Kërkohen aktorë prej moshës 22 deri 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e producentit të filmit, Mumin Jashari, i cili për informatat shtesë ka publikuar emailin ku mund të drejtohen të interesuarit: [email protected].

Afati i fundit për dërgimin e materialeve është deri më 6 mars të këtij viti. Më pas bëhet e ditur se në këtë film do të angazhohen rreth 60 aktorë nga të gjitha moshat dhe se xhirimet e filmit planifikohet të fillojnë në muajin maj dhe të përfundojnë në muajin qershor. Ky projekt filmik ka fituar çmimin “The Vannesa Redgrave Award”, për Best Pitch në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit PriFest 2014.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb