Tuneli Fehmarnbelt ka nisur nga themelet për të qenë më i gjatë nënujor në gjithë botën.

Ai është planifikuar më shumë se një dekadë më parë që të ndërtohet, por vetëm në 2020 ka filluar teksa në 2029 do të lidhë Gjermaninë me Danimarkën.

Pavarësisht se dy shtetet euopiane lidhen me njëri-tjetrin me kufi tokësor, ky tunel do jetë një dalje shkurt nga Fehmarn në Lolland.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tuneli do të jetë 18 kilometër i gjatë dhe deri në 40 metër nën detin Baltik teksa kushton 7 miliardë euro. Si gjatësi ‘Channel Tunel’ i Francë-Angli është më i gjatë, 50 kilometër, por tuneli Fehmarnbelt do të jetë një kombinim rrugësh dhe hekurudhash. Dy autostrada të ndara me nga dy korsi, rrugë shërbimi në mes dhe dy hekurudha elektrike do të ketë tuneli i cili është planifikuar që në traktatin e 2008, por pritet të përfundojë në 2029.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb