Nga sot nis reciprociteti për letërnjoftimet në doganën që lidh Kosovën me Serbinë. Tashmë qytetarët nga Kosova të cilët po udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë, këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka konfirmuar lajmin për udhëtim të lirë në disa pika kufitare. “Kishim një automjet që kaloi pa probleme në Bërnjak. Do të thotë është ndërprerë lëshimi i fletë hyrje-daljeve nga ana e Serbisë. E njëjta ka ndodhur edhe në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë”, deklaroi Sveçla para gazetarëve.

“Jam i bindur se edhe serbët do të përfitojnë dhe nuk do të ketë nevojë për kurrfarë marrëveshje. Nuk besoj se do të ketë tensione”, tha ai. Zbatimi i vendimit për targa dhe i atij për reciprocitet në dokumente identifikimi ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht. Por tensionet në veri nga ana e Serbisë detyruan qeverinë e Kosovës qe ta shtynte me nje muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: