Ka filluar mesditën e sotme puna për rehabilitimin e tre shesheve të depozitimit të mbetjeve në bashkitë: Berat,Kuçovë dhe Dimal.

Projekti që kap vlerën e 1 milion 146 mijë frangave zviceriane është finacuar nga qeveria zviceriane,ndërkohë që qeveria shqiptare do të paguajë vetëm tvsh e projektit. Në fillimin e punimeve për rehabilitim e këtyre tre shesheve kanë qënë të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor,deputetë si dhe Ambasasori i Zvicrës në vendin tonë,Adrian Maíte. Ambasadori Maíte,ka shprehur kënaqësinë që ka qënë vetë i pranishëm për të inspektuar nga afër punimet që sapo kanë filluar në shesh-depozitimin e mbetjeve dhe pikërisht-siç shprehet vetë ai-në të njëjtën ditë që ky kantier ndërtimi do të inspektohet edhe nga kryeministri Rama.

Qeveria zviceriane ka bashkëpunuar gjithmonë me Beratin dhe rajonin e Beratit në shumë sektorë të rëndësishëm-ka thënë Maíte,që ka përgëzuar qeverinë shqiptare dhe pushtetin vendor që morën përsipër të investojnë në fushën e mbetje urbane. Duke deklaruar se,tashmë Shqipëria do të jetë në gjendje që të menazhojë vetë mbetjet urbane,sipas standarteve të Bashkimit Europian,Maíte ka konfirmuar se,nqs ky projekt që po fillon të implementohet në Berat do të eci mirë,qeveria zviceriane do të investojë në këtë sektor edhe në qytete të tjera të Shqiperisë,ku mund të ketë nevojë.

“Menazhimi i mbetjeve të ngurta është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e mjedisit, për shëndetin e qytetarëve,për një turizëm gjithnjë e më shumë atraktiv por edhe për të vendosur lidhje shumë të mira të Shqipërisë me vendet fqinje në Rajon.

Qeveria shqiptare duhet ta mirëmbajë këtë projekt sepse vetëm në këtë mënyrë investimi do të ngelet i qëndrueshëm.Jam shumë i lumtur që qeveria zviceriane ka mundësuar financimin e këtyre projekteve dhe në kuadër edhe të 50-vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatik”-ka thënë Maíte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb