TIRANË

Ashtu siç u paralajmërua kanë nisur ndryshimet në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se drejtues i Lartë Gjovalin Loka është liruar nga detyra që mbante si Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit. Loka pritet të emërohet në detyrë tjetër.

Kjo është lëvizja e parë pas ngjarjeve të rënda në vend, ku mbetën të vrarë 8 persona. Kryeministri Edi Rama dhe më pas ministri i Brendshëm Bledi Çuçi paralajmëruan ndryshime në polici dhe në nivele të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb