Denoncime për korrupsionin e të gjitha hallkave të administratës në çdo skaj të Shqipërisë.
Abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë, falsifikime dokumentesh, e çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët tashmë do të marrë zgjidhje tak fak në News24, një emision i ri që starton së shpejti në televizionin më të ndjekur informativ në vend.
Moderimi i emisionit i është besuar dy figurave të dashura të publikut shqiptar, Devi dhe Dori.
Keni një hall? Keni një shqetësim?
Kontaktoni redaksinë e “Tak Fak” për zgjidhjen më të shpejtë e të drejtë të shqetësimeve tuaja në numrin e telefonit 0689009050 dhe në adresën e emailit: [email protected].
(BalkanWeb)