Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, për të vendosur nëse do të legjitimojë si palë në proces familjarët e të miturit Erison Durda që humbi jetën nga shpërthimi tragjik i fabrikës së demontimit.

Trupa gjykuese vendosi të marrë mendim nga prokuroria në lidhje më këtë çështje. Zamira Durda, e cila vuri në lëvizje SPAK për këtë çështje, tha drejtësia po tallet me ta.

Avokati i familjes Durda, Dorjan Matlija tha se ka dyshime që gjykata do t’i mbajë jashtë sallës së gjyqit familjarët e viktimave.

Ardian Visha, avokat i ish-ministrit Fatmir Mediu tha se familjarët e viktimave kanë të drejtë të jenë pjesë e procesit

Ish -ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues. Ai akuzohet nga SPAK si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 ku nga shpërthimi I punishtes së demontimit, në Gërdec humbën jetën  26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. gjyqtari paraprak do të vendosë në seancë paraprake për fatin e dosjes së Fatmir Mediut, nëse do ta kalojë ose jo për shqyrtim në themel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: