KUKES– Fermerët e Qarkut të Kukësit këtë vit nuk kanë marrë rendimentin e pritur nga kultivimi i tokave me grurë, me të cilat sigurojnë jetesën. Edhe pse parcelat janë vaditur fermerët shprehen të pakënaqur, ndërsa thonë se kostoja e kultivimit ka qenë tepër e lartë.

Fermerët ankohen edhe për premtimin për rimbursimin për makineritë bujqësore dhe naftën, i cili nuk u mbajt kurrë sipas tyre.

Ndërsa për të mbjellat e pranverës parashikohet një ecuri e mbarë. Rreth 55 milionë lekë u investuan këtë vit në Kukës për kanalet vaditëse, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi të mbartur ndër vite.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: