Banorët e një lagjeje në Krujë protestojnë pasi do i shemben shtëpitë private, pasi preken nga gjurma e rindërtimit të pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Banorët e lagjes Subash në qytetin e Krujës janë ngritur sot në protestë, për shkak të një njoftimi nën zë që i është dhënë për shembjen e banesave të tyre.

Janë rreth 20 banesa të kësaj lagjeje, të cilat do shemben sipas banorëve e ndër këto banesa ka dhe banesa të shpallura monument kulture.

“Ne u njohëm për shembjen e banesave tona, pasi pamë postimet e kryeministrit dhe ministrave në FB ku pasqyronin projektin dhe planin e ndertimit.

Pas kesaj në ditën e djeshme u drejtuam në bashki ku pas disa orë debatesh ata pranuan që banesat tona do shemebn pasi këtu do ndërtohen pallatet e reja për banoret e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit”, thanë banorët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb