Më 8 shkurt në Irlandë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, para kabinetit të tij qeveritar bëri të ditur se pasdite pritet të fillojë shpërbërja e Parlamentit pasi fushatat zgjedhore tashmë kanë filluar.

Mediat lokale raportuan se Varadkar foli me liderin e partisë politike ‘Fienna Fail’, Micheal Martin, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, duke informuar kreun kryesor të opozitës për qëllimin e tij për të kërkuar shpërbërjen e Parlamentit irlandez.

Partia ‘Fine Gael’ nën liderin e mëparshëm dhe ish-kryeministrin Enda Kenny fitoi 50 nga 158 vende në zgjedhjet e vitit 2016, duke humbur 26 vende. ‘Fienna Fail’ i rriti vendet e saj në 44 nga 20 sa i kishte në zgjedhjet e mëparshme ndërsa ‘Sinn Fein’ fitoi 23 vende.

Varadkar zëvendësoi Kenny-n si drejtues të partisë në vitin 2017.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb