TIRANE-Sonte në mbrëmje nis nata e parë e festivalit evropian Eurovision 2018 që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, do të këndoj sot i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandës.

Një ditë më parë Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij pushtuan skenën gjatë provës gjenerale. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm. Zëri i Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni.
vote3-sot-eurosong-660x330
Ai shoqërohet nga instrumentistët: Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë sonte në konkurrim, mund të votojnë për këngën shqiptare me kodin 03 në numrat e telefonit sipas tabelës së mëposhtme:
32104666_10155281706801470_1742812366241792000_n

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb