TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është një nga iniciuesit dhe mikpritësit e Forumit Ballkanik kundër Anti-semitizmit, ku do të marrin pjesë dhe liderë botërorë.

Balla tha në një komunikimi për mediat para nisjes së aktivitetit se sot Shqipëria sot kthehet në qendrën e Europës.

Sipas tij, ky forum nxjerr në pah tiparet dhe vlerat dalluese të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Europa por e gjithë bota duhet të japë në luftën kundër antisemitizmit. Kuvendi i Shqipërisë të enjten e kaluar miratoi rezolutën. E rëndësishme sot një prezencë shumë e shquar dhe e rëndësishme duke nisur që nga kryetarët e parlamenteve, pres i PE, Sassoli, z.Pompeo dhe të gjithë miqtë të tjerë të ftuar, presidenti i parlamentit të Izraelit apo përfaqësues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare e bëjnë sot Shqipërinë qendrën e Evropës për sa i përket pozicionit që duhet të marrim në qasjen ndaj një fenomeni. Shqipëria ka shumë për të treguar dhe jo pa qëllim këto 2-3 orë që na ndajnë nga fillimi i këtij eventi ndërkombëtar, do ju kërkoja mirëkuptim që t’i japin hapësirën e nevojshme këtij mesazhi që Shqipëria jep.

Shqipëria është vendi i bashkëjetesës ndërfetare, i vetmi vend në Europë ku komunitetit hebre u dhjetëfishua. Shqiptarët jo vetëm që i akomoduan, i mbrojtën dhe demonstruan mikpritjen dhe kujdesin për mikun ‘Zot në shtëpinë e tij janë Zoti dhe miku’. Mendoj që kjo konferencë e rëndësishme, unë kam nderin të jem iniciuesi i kësaj konference, nxjerr në pah tiparet dhe vlerat dalluese të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një nga sallat e vendosura në dispozicion të kësaj konference Shqipëria do t’i flasë mbarë Europës dhe komunitetit ndërkombëtar për qasjen tonë kundër anti semitizmi”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb