Kampionati i Serisë A fillon sot. Padyshim skuadrat që do të zbresin në fushë nuk do të lënë mënjanë tragjedinë e rëndë që goditi Genovan më 14 gusht, ku në respekt të viktimave do të mbahet një minutë heshtje.

Në ditën e funeralit shtetëror të 18 prej 41 viktimave dhe të zisë kombëtare, Sampdoria dhe Genova nuk do të zbresin në fushë.

Mediat italiane raportojnë se sezoni do të hapet nga Juventusi dhe Chievo, ndërsa takimi do të mbahet në orën 18:00. Sakaq, pritet edhe debutimi i Cristiano Ronaldos.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: