Nis punën Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit, deputeti i PS Damian Gjiknuri sugjeroi që debatet politike t’iu lihen partive politike teksa ka prezantuar dhe rendin e ditës.

“Duhet të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi për rekomandimet e ODIHR. Ne nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Janë disa vendime për të marrë sot që unë i propozoj. Do kërkojmë ekspertizën e OSBE/ODIHR.

Në vendimin e Kuvendit është shkruar që ne do kërkojmë mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE. Këshilli i Europës, të cilëve do iu drejtohem me një letër. Shpresojmë që këtë komision ta drejtojmë pa debate.

Debatet politike tua lëmë parive politike. Ligji zgjedhor është një ligj që reflekton vullnete politike.
Rendi i ditës: Kërkimin zyrtarisht të asistencës nga të gjithë organizmat, lejimin për t’iu drejtuar zyrtarisht organizmave, përcaktimin e numrit të ekspertëve dhe ekspertët do të na sjellin rekomandimet, një program pune”, deklaroi Gjiknuri.

Përbërja e Komisionit për Reformën Zgjedhore:
1. Damian Gjiknuri bashkëkryetar (PS)
2. Enkelejd Alibeaj bashkëkryetar (PD)
3. Blerina Gjylameti anëtare (PS)
4. Klotilda Bushka anëtare (PS)
5. Toni Gogu anëtar (PS)
6. Ermonela Felaj anëtare (PS)
7. Arben Pëllumbi anëtar (PS)
8. Blendi Klosi anëtar (PS)
9. Klevis Xhoxhi anëtar (PS)
10. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
11. Oerd Bylykbashi anëtar (PD)
12. Dashnor Sula anëtar (PD)
13. Grida Duma anëtare (PD)
14. Kreshnik Çollaku anëtar (PD)
15. Lindita Metaliaj anëtare (PD)
16. Fatmir Mediu anëtar (Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim)
17. Shpëtim Idrizi anëtar (Grupi Parlamentar Demokraci dhe Integrim)
18. Petrit Vasili anëtar (LSI)

Mbledhja e parë sjell konstituimin e këtij Komisioni, teksa janë 18 deputetë që do të jenë anëtarë të tij.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” edhe sot palët do të paraqesin qëndrimet e tyre.

“Diskutimet kanë nisur që vjeshtën e kaluar. Demokratët në atë kohë kanë këmbëngulur duke kërkuar rishikim të sistemit zgjedhor. Socialistët këmbëngulnin që reforma zgjedhore të fokusohej te rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sot mbledhja ka të bëjë me konstituimin e komisionit, por palët do të shprehin qëndrime e tyre”, tha Gjençaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb