Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës.

Rasti “Monstra” gjendet në procedurë dëshmie, ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy persona të propozuar nga prokuroria.

Për rastin në fjalë akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç, Fejzi e Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb