Nga: KLODJANA HAXHIAJ
DURRES – Cilësia e shërbimit në turizëm është përmendur vazhdimisht si njolla e zezë e këtij sektori. Për të përmirësuar këtë situatë, Biznes Albania ka ndërmarrë një projekt për trajnimin e personelit të hoteleri-turizmit, në dy zona me potencial të lartë turistik, Durrësi dhe Pogradeci. Projekti realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe universitetin Aleksandër Moisiu.

Ndërsa investimet në turizëm janë ndër më të mëdhatë në Europë, mungon cilësia e shërbimit. Deklarata vjen nga kreu i Biznes Albania Luan Bregasi. Për këtë qëllim ka nisur projekti për trajnimin e personelit të hoteleri – turizmit në dy qytetet me potencial të lartë turistik, Durrësin dhe Pogradecin. Projekti zbatohet nga Biznes Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, dhe Universitetin Aleksandër Mosiu.

Shërbimi ndaj klientëve, është konsideruar vazhdimisht problemi më i madh i hotelierëve në Durrës, kjo sepse stafet janë shumë pak të kualifikuar për pozicionet kyçe që kanë në mikpritjen e klientëve dhe turistëve vendas apo të huaj.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: