TIRANË

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, në të gjitha qarqet e vendit ka nisur transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi në mbyllje të procesit të votimit, se sapo të transportohen kutitë e votimit nëpër qendrat e numërimit, do të nisë procesi i numërimit të votave.

Siç thekson KQZ, rezultati i partive apo koalicioneve mund të dalë brenda 48 orëve, për të vijuar më tej me rezultatin për kandidatët për deputetë.

Ndërkohë, në redaksinë e “BalkanWeb” vijnë video nga qarqe të ndryshme të vendit, që tregojnë momentin kur kutitë e votimit merren nga KZAZ-të, për t’u dërguar në qendrat e numërimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb