Në Lezhë nisi sot vaksinimi antiCOVID për mësuesit. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndoqëm nga afër këtë proces që po kryhet në gjimnazin “Hydajet Lezha” në Lezhë.

Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistik.

Po ashtu, Rama informoi se “dje Agjencia Kombëtar e Shëndetit në Itali, e ka rifutur Astra Zenecan sepse e ka verifikuar që nuk asnjë lidhje me ato rastet që kanë ndodhur”.

Ai u interesua për vijimin me shpejtësi të procesit të vaksinimit, sipas programit të parashtruar.

“Duhet ta mbyllim shpejt procesin e vaksinimit me sasinë e vaksinave në dispozicion pasi për pak ditë do të sjellim një mal doza dhe duhet ta dyndim të gjithë Shqipërinë me vaksina. Qëllimi është që deri në fund të qershorit ne të kemi këputur shumë hallka të zinxhirit të infektimeve, që të kemi sezonin turistik të lehtësuar”, – u shpreh Rama.

Manastirliu nga ana e saj tha se “38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj. Procesi ka ecur shumë mirë deri tani dhe pranueshmëria ka qenë e mirë. Për efekte të administrimit, kemi grumbulluar disa shkolla në një, ku kemi vaksinatorët e përqëndruar, që mos të kemi as humbje dozash”.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se sot mbërrijnë nga Pfizeri vaksinat e radhës.

“Sot kemi njoftim për mbërritjen sërish nga Pfizet të 9320 dozave të tjera”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: