Ka nisur sot vaksinimi i operatorëve turistikë në të gjithë vendin, për të pasur një sezon turistik të sigurt.

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër këtë proces në Durrës, ndërsa theksoi se hotelet, duke nisur nga bregdeti, do të jenë covid-free.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu tha se janë rreth 2 mijë të regjistruar në fazën e parë për vaksinimin.

“Sot duhet të informohen edhe të tjerët qeveria është gati që të vaksinojë të gjitë personelin e strukturave hoteliere, të bregdetit si fillim. Janë ato që do të kenë dhe masën më të madhe të turizmit që do të presim. Japim garanci për turistët që do të vijnë dhe të gjejnë hotele covid-free. Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit ne.”, tha Rama.

Ndërkohë, ai bëri me dije se një tjetër kategori që do të vaksinohet janë edhe punonjësit e fasonerisë dhe transportuesit e udhëtarëve.

“Dy kategori të tjera janë punonjësit e fabrikave dhe një kategori tjetër janë transportuesit e udhëtarëve. Janë në një zonë risku të konsiderueshme. Më drejtorinë e Transportit Rrugor kemi nisur hartimin e listave për transportuesit e udhëtarëve në vend, që edhe ata të jenë të mbrojtur.”, pohoi ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb