Ka nisur sot procesi i vaksinimit të gjysheve dhe gjyshërve mbi 80 vjeç në Lezhë. Për të parë nga afër këtë proces, ka qenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlu, ndërsa i ka uruar të moshuarve shëndet.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu tha se në 15 mars vijnë 8.000 doza të tjera nga Pfizer.

“Kemi arritur deri në 15 mijë vaksinime. Do të ecim akoma më shumë me ardhjen e serive të vaksinave. Qoftë nga COVAX, që dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së pare dhe më pas Pfizer, rreth 8 mijë vaksina.

Rama: Me AstraZeneca do nisim direkt me mësuesit?
Manastirliu: Po ashtu e kemi lënë, sapo të vijë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb