TIRANË

Ka nisur në Tiranë, në sheshin “Skënderbej” vaksinimi i gazetarëve, reporterëve dhe operatorëve të terrenit. Gazetarja e News24 Aurora Golemi e ka marrë ‘live’ dozën e parë të vaksinës kineze. Ajo raportoi për “BalkanWeb” se para vaksinimit ka plotësuar dhe një formular me të dhënat që i janë kërkuar.

Gazetarja rrëfeu se ka kaluar COVID-19 në muajin nëntor dhe se ka qenë një ndër gazetarët e ekspozuar nga koronavirusi për shkak të punës së përditshme në terren, përfshirë spitalet.

Vaksinohet
Vaksinohet

“Gazetarët do të marrin dozën e parë të vaksinës kineze të Sinovac. Është shumë e lehtë dhe e domosdoshme për ta bërë pasi gazetarët janë të ekspozuar çdo ditë nga virusi, për shkak të lëvizjeve të tyre. Ndërkohë unë plotësova një formular para se të vaksinohesha dhe nuk duhet të marrin vaksinën personat që kanë pak kohë që kanë kaluar COVID-19”, raportoi Golemi për “BalkanWeb”. Specialisti i ISHP që po kryente procesin tha se duhen 2-3 muaj nga kalimi i COVID-19 për të marrë vaksinën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb