Ka nisur sot vaksinimi i të moshuarve në Shtëpinë̈ e të Moshuarve në Kavajë. Sipas burimeve të ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ pjesë e këtij procesi do jenë 56 të persona mes tyre banorë të përhershëm dhe punonjësit e këtij institucioni.

Mosha e të vaksinuarve është mbi 63 vjeç deri në 93 vjeç. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, për shkak të respektimit me rigorozitet të masave anti-Covid19, fatmirësisht asnjë banor i institucionit nuk u infektua me koronavirus.

Mësohet se dozat e vaksinave që po përdoren janë pjesë e grupit prej 15 mijë vaksinave të ardhura dy ditë më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: