TIRANE- Është hedhur sot shorti për vettigun në prokurorinë e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se në ‘site’ do të kalojnë prokurorët që garojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

‘BalkanWeb’ bënë me dije se në filtër janë dosjet e prokurores së dosjes CEZ, Antoneta Sevdari dhe prokurorit Dritan Rreshka. Po ashtu në kontroll janë dhe dosjet e Adriatik Cama, i cili ka përfaqësuar akuzën në gjyq dhe procesin ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

Mes të tjerash në ‘skaner’ do të kalojnë edhe dosja e prokurorit Shpëtim Kurti, ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb