Nis tashmë zyrtarisht kontrolli i KLSH në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Audituesit kanë nisur mbledhjen e dokumentacioneve   në  drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me emergjencat civile  ,në ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor  .

Sipas burimeve për BalkanWeb, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave .

Ky kontroll nisi  pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së Emergjencave Qendrore Civile pasi drejtori Haki Çako ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH, Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit një ditë më parë, ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu, KLSH do të auditojë dhe verifikojë në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb