RUSI

Sputnik V nga sot nis prodhimin në Beograd. Vaksina ruse tashmë mund të prodhohet në Ballkan dhe të shpërndahet më pas në Serbi, rajon dhe gjithë botën.

Për të shënuar fillimin e këtij procesi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbajti një konferencë online bashkë me homologët e Rusisë, Vladimir Putin dhe të Argjentinës, Fernandez.

Ditën e djeshme mbërriti në Beograd avioni rus me materialet e Sputnik-V që do të prodhonin vaksinën.

Po ashtu Sputnik-V ka filluar prodhimin edhe në Amerikën e Jugut, saktësisht Argjentina që nisi e para në atë kontinent vaksinimin në atë kontinent me vaksinën ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb