Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, thekson se janë nisur drejt Afganistanit dy kontigjente të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ministrja shkruan në “facebook” se trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit.

“Detyrimet e Shqipërisë ?? ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë. Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan.
Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë!?? #NeJemiNATO”, shkruan Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb