Rusia po përpiqet të ndërpresë telekomunikimet në Kherson në mënyrë që të ndalojë personat brenda qytetit të dërgojnë informacion tek forcat e armatosura ukrainase, ka thënë qeveria e Ukrainës.

Kjo lëyivje e rusëve vjen në mes të tërheqjes së trupave nga perëndimi i rajonit Kherson përpara një kundërofensive të pritshme nga Ukraina për të rimarrë qytetin.

Sipas një raporti të Qendrës për Rezistencën Kombëtare të drejtuar nga qeveria, Rusia ka filluar çmontimin e pajisjeve të komunikimit në qendrën televizive lokale.

“Në të ardhmen, rusët planifikojnë të largohen plotësisht nga qyteti duke shkatërruar komunikimin, televizionin dhe transmetimin në radio”, raportuan ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: