TIRANE – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dhënë një intervistë për gazetën “Bota sot” ku ka deklaruar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të vijë në mënyrë të natyrshme.
“Pa diskutim që bashkimi kombëtar do të ndodhë, nuk ka asnjë arsye, por ajo do të vijë në mënyrë të natyrshme, dhe të jesh e sigurt që do vijë në mënyrën më evropiane të mundshme, ashtu siç kemi parë sot në Evropë projekte dhe realitete krejt demokratike dhe krejt normale”- deklaroi Nishani.
Më tej, presidenti ka vlerësuar mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë dhe mbetet SHBA-ja, partneri kryesor strategjik”, – ka deklaruar Nishani.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: