Nga PREND SHOTA*
KRUJË – Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka çelur sot në Krujë, Kuvendin “Historia i flet së ardhmes”, me rastin e Ditës së Flamurit. Presidenti tha ndër të tjera se 28 Nëntori është një ditë e shënuar për mbarë kombin tonë, pasi në këtë datë në 1912-ën, Shqipëria shpalli Pavarësinë, madje është edhe 28 Nëntori i kohës së Skënderbeut, që e bën dy herë të rëndësishme këtë datë.

Z.Nishani foli gjithashtu edhe për Konferencën e Mukjes, për të cilën tha se atje u morën vendime të rëndësishme, siç ishte bashkimi i forcave për çlirimin e Atdheut, pa dallime politike. Këto vendime tingëllojne aktuale edhe sot, kur partitë, pavarësisht dallimeve politike, duhet të bashkohen dhe të eleminojnë luftën e grindjet e të jenë të bashkuara për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Më pas, fjalën e morën edhe intelektualë e akademikë si nga Italia, Maqedonia, Kosova e më gjërë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: