TIRANË- Tre ditë pasi Kryeprokurori Adriatik Llala i propozoi Kreut të Shtetit 9 prokurorët e rinj në rrethe, Nishani vendos dekretimin e vetëm 7 prej tyre. Kështu Presidenti ka dekretuar prokurorët e Sarandës, Tropojës, Gjirokastrës, Pukës, Dibrës, Krujës dhe Matit.

JA PROKURORËT E RINJ
Sarandë- Elidon Hysenaj
Tropojë- Erjon Shqarri
Gjirokastër – Emror Kasaj,
Pukë- Gëzim Çopa
Dibër- Urim Buci
Mat – Alma Bramo
Krujë – Mirela Kapo

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozoi te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë oficerëve të Policisë Gjyqësore për prokurorë në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë, mes tyre edhe bashkëshorti i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Bledar Valikaj, i cili nuk është mes të dekretuarëve.

Për postet në 9 prokurori kanë konkurruar 49 kandidate. 10 kandidatët që kanë marrë pikët më të larta në testin me shkrim, kanë kaluar në fazën e dytë të konkurrimit, që është seanca dëgjimore para Këshillit të Prokurorisë. Kjo seancë është zhvilluar të premten datë dt. 30.10.2015 dhe në përfundim, Këshilli ka propozuar listën me emrat e 9 kandidatëve që kanë marrë pikët më të lartë në dy fazat e testimit. Më pas, Prokurori i Përgjithshëm i ka propozuar për dekretim tek Presidenti i Republikës, emrat e mëposhtëm: Emror Kasaj, Elidon Hysenaj, Mirela Kapo, Alma Bramo, Urim Buci, Jonad Bara, Gëzim Çopa, Erjon Shqarri dhe Bledar Valikaj. Të propozuarit ishin shumica nga Njësia e Specializuar Task Forcë në Prokurorinë e Tiranës, si dhe oficerë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe kishin mbi 10 vite eksperiencë pune. Të gjithë kanë qenë të angazhuar në hetimin e çështjeve kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb