Kreu i FRD Sali Shehu, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nëpërmjet një mesazhi ngushëllues , Shehu shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në politikë, veçanërisht në detyrat e larta shtetërore.

Mesazhi:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen para kohe nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Zoti Nishani si Deputet si Ministër dhe si President ka dhënë një kontribut të rëndësishëm  ne politike veçanërisht në detyrat e larta shtetërore që ka kryer! Ndershmëria , urtësia dhe opozitarizmi ishin parime që e udhëhoqën Presidentin Nishani! Përcjell ngushëllimet me të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve.

Kryetari FRD Sali Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb