TIRANE- Presidenti Bujar Nishani deklaroi të premten se “diaspora shqiptare në botë, e veçanërisht ajo në SHBA duhet përfshirë në përgjegjësi më të drejta dhe konkrete në Shqipëri”.

Presidenti Nishani përshëndeti aktivitetin e kremtimit të 70-vjetorit të krijimit të Organizatës Kombëtare Shqiptaro-Amerikano (ANNO), që u organizua në Tiranë.

Ai u shpreh se “kapacitetet intelektuale të gjeneratës së re që jetojnë dhe janë arsimuar në SHBA duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri”.

“Ne duhet të krijojmë kushte lehtësuese dhe një ambient më pozitiv që bizneset e diasporës shqiptare në SHBA të inkurajohen të zhvillojnë bizneset e tyre edhe në Shqipëri”, tha më tej Nishani.

Në fjalën e tij, Presidenti u shpreh se Shqipëria është një vend me shumë pasuri natyrore dhe ne duhet të mendojmë që t’i shfrytëzojmë sa më mirë.

Gjithashtu Presidenti u shpreh se Shqipëria është një vend me shumë pasuri natyrore dhe ne duhet të mendojmë që t’i shfrytëzojmë sa më mirë.

“Klima ofron shumë mundësi. Kemi liqene, dete, male dhe lumenj dhe njerëz me zemër të fortë, por duhet të përgatisim njerëz me mendje të qartë. Ju lutem të ofroni kontributin tuaj në këtë drejtim. Në vitet e fundit Shqipëria ka ndryshuar, brezi i ri që është rritur është më i mirë se ne. Çdo vit Shqipëria do të ndryshojë dhe përparojë, nuk ka alternativë tjetër, përveç se të ecë në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit”, tha ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: