TIRANE- Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka dorëzuar ditën e sotme Flamurin Kombëtar ekipit që merr pjesë në Baku 2015. Flamurin kuqezi, Kreu i Shtetit shqiptar ia ka dorëzuar atletes Luiza Gega.

“Duke ju uruar sukseset më të mira, duke ju uruar jo vetëm një garë me medalje, por edhe një prezantim dinjitoz të asaj çka ju mbani, të uniformës kuq e zi të flamurit tonë kombëtar, por edhe të gjithë asaj trashëgimie prej dekadash që sot vjen tek ju, krahas kësaj përgjegjësie që ju keni si sportistë për të dhënë garën dhe talentin që ju mbani, keni edhe detyrën, nderin, privilegjin dhe përgjegjësinë për të prezantuar, keni dhe eksperiencën e madhe që brezat e kaluar e kanë fiksuar në historinë e sportit shqiptar”, tha Presidenti Nishani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb