TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për disa figura të rëndësishme të politikës së Kosovës.

Me dekret të kreut të shtetit, shtetësia shqiptare i është dhënë kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë më parë nënkryetar i Vetëvendosjes, ndërsa Mimoza Kusari Lila e cila vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), në karrierën e saj politike ka mbajtur edhe postin e ish- Zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës dhe ish- ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.

Shtetësinë shqiptare, me dekret të Presidentit Bujar Nishani, e ka marrë edhe gazetari i njohur, ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala./ATA/
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: