Ish-Presidenti, Bujar Nishani i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se është ende bashkëpuntor i Berishës, por për Bashën nuk sheh më mundësi në PD.

Nishani thotë se PD rrezikon të mbetet një opozitë formale dhe ët zhbëhet si alternativë qeverisëse.

Ai thotë se Berisha dikur e ka dhënë shembullin e largimit pas humbjes, ndërkohë që thekson se PD duhet të ndryshojë kurs për të bindur jo 600 mijë shqiptarë si në zgjedhjet e 25 prillit, por 1 milion shqiptarë.

 

”Unë mendoj se në demokraci funksionale, duhet të ekzistojnë dy apo tre alternative, po marr minimumin, një që ka pushtetin, dhe tjetra që e konkurron, i bën oponencën, qofshin ideologjike dhe programore. Në ekzistencën e alternativave, PD le të themi është alternativa qeverisëse. Kur ka një rrezik të madh që kjo të zhbëhet si alternativë qeverisëse, të mbetet thjesht një opozitë formale, atëhere përgjegjësia është e gjithë atyre njerëzve që janë pjesë, kanë invetuar, kanë marrë privilegje dhe kanë disa parime. E di që politika është lojë, bëhet me kulisa. Unë vazhdoj të besoj që ka disa kode, ka një kornizë. Atë që përmenda, edhe karriera dhe suksesi ka qenë brenda kësaj kornize. Kështu që juve përmendët deklaratat e Berishës, mbetem bashkëpuntor i Berishës. E ka dhënë shembullin. Që ai që humb zgjedhjet largohet. Ka pasur edhe më parë, kur kryetarë të opozitës kanë humbur dhe nuk largohen. Por është hera e parë që humb dy herë zgjedhjet parlamentare dhe dy herë lokalet. Në analizën time ka përgjegjësi të madhe në artin e menaxhimit dhe lidershipit tek Basha. I mungon aftësia për ta çuar drejt fitores. Nuk shoh më mundësi për Bashën për ta çuar PD drejt fitores, që pëlqehet dhe besohet, jo nga 500 apo 600 mijë, por 1 milion shqiptar. Besoj se arrihet, por me artikulim tjetër, me gjeneratën e re, me lidership të ri, ku gjenerata e re të jetë rresht i parë.  ”- tha Nishani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb