SHBA- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në Segmentin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në kuadër të 30-Vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim, që u hap nga Sekretari Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve kreu i shtetit theksoi se Shqipëria vazhdon të ndërmarrë në vazhdimësi reforma institucionale, ligjore, ekonomike për përmbushjen e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një jetë me sa më shumë dinjitet, me kushte, liri dhe mundësi të barabarta për këdo, duke synuar zhvillimin e vendit, ku më jetikja e miratuar së fundmi ka qenë ajo në fushën e Drejtësisë.

Presidenti Nishani duke nënvizuar rëndësinë e së Drejtës për Zhvillim, vuri në dukje se ajo përbën një motivim shumë të mirë për të lidhur strategjitë e zhvillimit në një qasje të të drejtave të njeriut bazuar në zhvillimin e tij, çka do ta bënte këtë të Drejtë një realitet të prekshëm për të gjithë dhe se Shqipëria vazhdon të mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar në përmirësimin dhe implementimin e së Drejtës për Zhvillim, si një detyrim i patjetërsueshëm dhe përgjegjësi thelbësore ndaj qytetarëve të vendeve tona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: