TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar në një ceremoni të veçantë Prof. Dr Philip Çaushaj më datën 15/09/2016, me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin “Për promovimin e vlerave të shqiptarëve të suksesshëm, si Ambasador i përfaqësimit të atyre që kanë shkëlqyer si mjekë profesionistë dhe humanistë në botë”.

Në kuadër të organizimit të dytë të Kongresit Mjekësor Ndërkombëtar nga Spitali Amerikan, Kreu i Shtetit falenderon Profesor Çaushaj për kontributin e tij të çmuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimin e mjekësisë shqiptare jashtë kufijve të vendit tonë.

“Në vlerësim të përmbushjes së misionit humanitar të profesionit të mjekut, atë të kurimit dhe të shpëtimit të jetëve njerëzore, të karakterizuar nga një ndërgjegje, përkushtim dhe profesionalizëm i rrallë”. Profesor Çaushaj tashmë do të jetë pjesë e ekipit të mjekëve në Spitalin Amerikan.

Spitali Amerikan, spitali i parë privat në Shqipëri, i shndërruar në lider të shërbimeve mjekësore me teknologjinë më të avancuar dhe staf mjekësor të specializuar, solli standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqipëtarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: