TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në New24 edhe padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare Christian Panuci ndaj tij për dëmtim imazhi, duke kërkuar 100 mijë euro pasi e quajti ‘sharlatan’.

Nishani tha se është një proces në vijim dhe se respekton procedurat ligjore por se Panucci është personi i fundit që duhet të flasë për kulturë dhe edukatë, raporton “BalkanWeb”.

Ai këshilloi të shihen pamjet e konferencës për shtyp të Panuccit në ndeshjen me Kosovën.
“Sapo jam njohur nga media se nuk konvergonte adresa, zyra avokatore e ka depozituar adresën në gjykatë. Është kryer konform procedurës. Respektoj shtetin ligjor. Personi i cili ka shfaqur pretendime se është cenuar, është ndoshta i fundit që duhet të flasë për edukatën e kulturën. Merrni klikoni konferencën e tij për shtyp të ndeshjes me Kosovën dhe do shikon se çfarë niveli dhe edukate ka përcjellë ai tek qytetarët shqiptarë, diçka që ne nuk mund ta tolerojmë. Gjithsesi unë respektoj shtetin dhe ligji është garanti i gjithkujt”, theksoi ish-presidenti Nishani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb