TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përshëndetur sot krijimin e qeverisë së re dhe koalicionin e ri qeverisës të Kosovës. Kreu i Shteti e ka quajtur qeverinë e re, shembull të shkëlqyer maturie dhe përgjegjësie jo vetëm për të ardhmen
dhe adresimin e sfidave të vendit, por me impakt shumë të rëndësishëm edhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nishani përshëndet gjithashtu rolin e Presidentes Atifete Jahjaga dhe i ka uruar suksese dhe punë të mbarë qeverisë së re, parlamentit dhe të gjitha institucioneve të Kosovës.
“Shpreh besimin se vijimi i negociatave me Serbinë do të kalojë në një fazë më intensive në interesin dhe pritshmërinë e procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit”, thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës për qeverinë e re të Kosovës.
(m.k/BalkanWeb)