Kamerat e sigurisë në një lokal në Vietnam kanë fiksuar momentin e sherrit mes një gruaje dhe një burri. Dyshja shihen teksa janë duke qëndruar në një bar-kafe duke biseduar, ku papritur burri nis të godasë me grushte gruan.

Nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja e kësaj të fundit, që e bën burrin të pendohet. Ajo e godet atë me grushte e në fund i gjuan me karrige.

Duke parë se nuk kishte shanse për ta dhunuar, burri vendosë të tërhiqet nga synimi i tij e gruaja vazhdoi rrugëtimin e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb