SHBA

Emina Cunmulaj ditën e djeshme festoi 6-vjetorin e martesës dhe mblodhi fotot e bashkëshortit të saj e të vetes, disa sekuenca të dasmës dhe i shoqëroi me një urim të veçantë në këtë ditë speciale.

“Nisi vetëm me ne të dy dhe në fund do përfundojë me ne të dy.Gëzuar 6 vite martesë të mbushura me dashuri, kujtime të bukura, mësime dhe pafund momente që presim të vijnë. Gëzuar përvjetorin dashuri”, shkruan Emina.

Kështu, thënë bukur e me ndjenjë, ish-supermodelja i tregoi gjithë botës sa e lumtur është.
6-vjetori e gjeti familjen e saj me dy goca dhe një vëlla që vjen shpejt në jetë, ndërsa të gjithë bashkë janë duke festuar në Mal të Zi, mes plazhit, ushqimit të mirë dhe luksit të jahteve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb