Kanë nisur ndeshjet e para çerekfinale të play off-it në NBA, në të dyja Konferencat. Në Lindje, skuadra e Boston fitoi 112-99 ndaj Atlanta, sfidë e komanduar nga Celtics. Për vendasit u dalluan Broën me 29 pikë, Tatum me 25 e Ëhite me 24 pikë, një trio që bëri diferencën në parket.

Pa probleme fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-101 Brooklyn. Joel Embiid me 26 pikë e James Harden me 23 u dalluan në parket, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Bridges për Nets. Fiton edhe Neë York, që falë 27 pikëve të Brunson mundi 101-97 Cleveland.

Në Perëndim, skuadra kampione e Golden State u mund 126-123 nga Sacramento, sfidë e ekuilibruar deri në fundin e saj. 30 pikët e Curry mbetën për statistikë, ndërsa për vendasit u dallua De’Aron Fox, autor i 38 pikëve

PLAY-OFF LINDJE

Philadelphia – Brooklyn 121-101 (1-0)

Boston – Atlanta 112-99 (1-0)

Cleveland – Neë York 97-101 (0-1)

Milëaukee – Miami

PLAY-OFF PERËNDIM

Sacramento – Golden State 126-123 (1-0)

Memphis – Lakers

Phoenix – Clippers

Denver – Minnesota

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb