Kanë nisur finalet e play-off në NBA. Skuadra e Denver Nuggets fitoi  104-93 ndaj Miami Heat në finalen e parë, duke udhëhequr 1-0 serinë e ndeshjeve për titullin kampion. Një fitore e merituar e skuadrës vendase, që kishte 10 ditë kohë për të përgatitur këtë sfidë, ndërsa rivalët nga Florida vetëm tri të tilla.

Gjithsesi, në fushë u zhvillua një ndeshje më së shumti e ekuilibruar., por nga perioda në periodë vendasit kishin një epërsi të lehtë, teksa diferenca në një moment shkoi deri në 20 pikë.

Për Denver u dallua i zakonshmi Nikola Jokic, autor i një “triple double”. Ai e mbylli ndeshjen me 27 pikë, 10 rebound e 14 asist, mbështetur edhe nga Jamal Murray me 26 pikë e 10 asist.

Për Miami u dallua Adebayo me 26 pikë e 13 rebound, por zhgënjeu Jimmy Butler, me vetëm 13 pikë. Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet në fushën e Denver pas 48 orësh dhe më pas seria do të spostohet në Florida me dy të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb