Autoriteti i Konkurencës njofton se ka nisur hetimet për shitjen e materialeve paramjekësore.

Sipas një njoftimi të shpërndarë në sitën e kontrollit do të kalojnë tregjet me shumicë dhe ato të pakicës.

Periudha e hetimit do të shtrihet deri në muajin maj.Kjo masë u ndërmor pasi nga vërejtjet në terren u verifikua mungesë në tregje e dezifektantëve dhe maskave të shumëkërkuara në këtë periudhë si dhe rritje e pajustifikuar e cmimeve.

VENDIMI
AUTORITETI I KONKURRENCËS
KOMISIONI I KONKURRENCËS
VENDIM
Nr. 684, Datë 18.03.2020
“Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve
paramjekësore”
Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e: Në mbledhjen e tij të datës 18.03.2020, shqyrtoi çështjen me: Objekti: Mbi monitorimin e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve
paramjekësore. Baza Ligjore: Neni 4, Neni 9, Neni 24, shkronja (d) dhe neni 44 i ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi monitorimin e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore,
VËREN SE :
Nisur nga disa shqetësime në masmedia dhe ankesave të paraqitura pranë Autoritetit të
Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të materialeve paramjekësore, Autoriteti i Konkurrencës në
bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar,
realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre materiale në të gjitha nivelet e tregtimit (shumicë dhe pakicë).

Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat
kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Nga verifikimi në terren konstatohen se:
 tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik),
 rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve
(depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive).
Nga sa më sipër, ka shenja të arsyeshme të një sjellje të mundshme antikonkurruese të
ndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi, e parashikuar në nenet 4 dhe 9 të ligjit nr. 9121,datë 28.07.2003, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

PËR KËTO ARSYE:
Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4 dhe 9, nenin 24, shkronja (d) dhe nenin 42 të ligjit
nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar,
VENDOSI:
1. Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të
materialeve paramjekësore.
2. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020.
3. Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se
2 (dy) muaj nga përfundimi i periudhës hetimore.
4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të
interesuara.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KOMISIONI I KONKURRENCËS

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb