TIRANE

Pas disa muajsh pritet të mbahet edicioni i radhës i festivalit ndërkombëtar ‘Eurosong’, i cili këtë vit do të mbahet në Holandë.
Edhe këngëtarja e njohur, Arilena Ara duket se ka nisur përgatitjet e saj, pasi do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Shaj’.

Ajo ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video në të cilën ka treguar se ka qenë duke xhiruar. Nga pamjet duket se Arilena ka pasur shumë ftohtë, ndonëse i është dashur të durojë.

Harilena Ara ka treguar se ndodhet në Arnhem të Holandës. Kujtojmë se Arilena do të performojë në gjuhën angleze këngën ‘Shaj’, ndaj dhe versioni i saj final nuk ndodhet ende në ‘Youtube’.

 

View this post on Instagram

 

Jo mi çneeeee? #OnSet

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: