Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca që shënon nisjen e punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali u ndal te zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj dhe te vota e diasporës.

Spiropali tha se vota e diasporës është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.

“Fillojmë sot punimet e sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Pas më pak se 4 muajsh puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar këtu në Shqipëri dhe në diasporë.

Nesër është 21 janar. 105 vite më parë Kongresi i Lushnjes themeloi  parlamentarizmin. Kongresi nisi ndërtimin e administratës shtetërore, forcave të rendit në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë.

Ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i  mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb