Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kandidati socialist për një mandat të dytë në Tiranë thotë se punimet do të realizohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në muajt korrik-gusht.

Veliaj thotë se ky investim do të ndihmojë jo vetëm transportin në Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe do të ndikojë në turizëm.

“E papare @SonilaQato e ARRSH – nisi investimin ne rrugen Kombinat-Ndroq qe do ndihmoje transportin e turizmin ne Vaqarr, Peze, Ndroq! Krahe te lehta e pune te mbare per skuadrat ne terren! FORCA! ???”, shkruan kryebashkiaku Vleiaj, teksa publikon edhe disa foto nga puna tashmë e nisur në terren.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb