Nisin shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës. Aktualisht në basenin e hidrocentralit të Fierzës prurjet kanë arritur në 900 metër/kub në sekondë dhe po shkarkohen 500 metër/kub në sekondë.
Shkarkimet sipas specialistëve po bëhen për të menaxhuar situatën, duke ruajtur nivelin aktual në të cilin ndodhet hidrocentrali i Fierzës. Aktualisht Fierza është në kuotën e 292 metrave, ndërkohë që shkarkimet pritet të mos kenë ndikim në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut te Dejës, nga të cilët nuk ka shkarkime. Porta e shkarkimit nga HEC-i i Fierzës pritet të jetë e aktivizuar për vetëm, disa orë pasi do të mbyllet sërish.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb