Teksa vijon ende numërimi i votave në disa shtete të SHBA, ku epërsinë e ka demokrati Joe Biden ndaj republikanit Donald Trump, kanë nisur edhe trazirat e para.

Qindra demokratë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “Numëro çdo votë” dhe duke kërcyer në rrugë.

Në Detroit, një grup mbështetësish të presidentit Trump, disa të armatosur, siç raporton “Zëri i Amerikës”, protestuan pranë vendit të numërimit, duke tundur flamuj dhe me thirrjet, “Luftoni!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb