Drejtori i patentave, Blendi Gonxhe, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se Partia Socialiste fitoi sot në sheshin “Skënderbej” betejën virtuale me Partinë Demokratike.

Sipas Gonxhes, mbi 60% e shqiptarëve ndoqën sot PS, pavarësisht se kjo e fundit e hapi fushatën elektorale me pak njerëz, duke respektuar masat anti-Covid. Ndërsa, siç thekson Gonxhe, perceptimi i njerëzve për PD-në është te rreth 34%.

“Ne flasim, mund të kemi talente në oratori, etj., por në politikë, për hapjen e fushatës, ne nuk kemi asnjë lloj matje, se sa perceptimi i njerëzve. Pas mbylljes, perceptimi i njerëzve është me mbi 60% për PS dhe mbi 30% për PD. Njerëzit sot pas aktiviteteve janë ndarë kështu, pra produkti i nxjerrë në dy sheshet është ndarë kështu. Kjo është e gjitha në proces, është një fushatë elektorale që sapo ka nisur. Sot njerëzit janë me ne”, tha Gonxhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb